Vrasja e presidentit Moïse rriti pasigurinë në Haiti, bandat në ‘luftë’ për të kontrolluar vendin, 800 rrëmbime gjatë këtij viti

Rreth 800 rrëmbime janë raportuar në Haiti deri më tani, gjatë këtij viti.

Qendra për analizë dhe Kërkime e të Drejtave të Njeriut (CARDH) , deklaroi se vetëm në gjysmën e parë të këtij muaji janë rrëmbyer 119 persona.

Ndërsa bandat zgjerojnë kontrollin e tyre mes paqëndrueshmërive politike, njerëzit e nga të gjitha sferat e jetës , vendas apo edhe të huaj janë vënë në shënjestër.

Rasti më i fundit i raportuar është ai i 17 misionarëve nga SHBA dhe Kanada të cilët u rrëmbyen fundjavën e kaluar, shkruajnë mediat e huaja.

Siguria në Haiti tashmë mbetet një problem serioz dhe që nga vrasja e presidentit Jovenel Moïse në korrik, situata vijon të përkeqësohet çdo ditë.

“Qytetarët nuk i besojnë policisë dhe kjo është një tjetër fakt shqetësuese, pasi do të mungojë bashkëpunimi mes tyre” ka thënë drejtori i CARDH, Gedeon Jean.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *