
Vetëm 9 sekonda dhe dy të shtëna iu deshën 68-vjeçarit në Pire për t’i marrë jetën 39-vjeçarit shqiptar në Greqi.
Mes tyre kishte nisur një debat që sipas dëshmitarëve ishte thuajse e përditshme. Sipas tyre 68-vjeçari debatonte jo vetëm me viktimën, por edhe më fqinjë të tjerë.
“Mes tyre pati debat. Autori u ngjit në banesën e tij mori pushkën dhe pasi e qëlloi tha; “tani mbarova me ty”. Ai njeri kishte sjellje të çuditshme”, është shprehur një dëshmitare.
Gjithashtu një tjetër thotë se autori i vrasje shkaktonte shpesh probleme dhe debatonte me fqinjët edhe për gjëra të parëndësishme.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al