Vrasja e të resë në Kosovë/ Dy policë civilë që e ndjekin nga pas, dalin pamje të reja nga arrestimi i Dardan Krivaqës (VIDEO)

Publikohen pamje të reja nga arrestimi i Dardan Krivaqës, i dyshuari për vrasjen e 18-vjeçares në Ferizaj. Ai u arrestua në një fshat në afërsi të Ferizajt. Një video e re po qarkullon në rrjetet sociale, ku shihet arrestimi i tij.

Në pamje shihet se si dy persona policë civilë, qe e ndjekin nga pas dhe e kapin nga krahët dhe vazhdojnë të ecin poshtë rrugës bashkë me autorin e dyshuar. Ndërkohë, shoku i tij është arrestuar ditën e diel.

Dosja e prokurorisë së 18-vjeçares ndër të tjera thotë se ajo u keqtrajtua dy ditë deri në vdekje.
Po ashtu këshilltarja në Ministrin e Drejtësisë, Nazlie Balaj ka treguar se 18-vjeçarja kishte ndërruar jetë 24 orë para se të dërgohej në spital.

“Sipas informatave që i kemi ne si Ministri e Drejtësisë në të cilën është edhe Instituti i Mjekësisë Ligjore rasti i Marigonës është rast politraumë ku për dy ditë radhazi, sipas gjithmonë informacioneve, është ushtruar dhunë dhe që e ndjera ka vdekur 24 orë përpara para se të dërgohej nga të dy të dyshuarit në spitalin e Ferizajt”, u shprehë Balaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *