
Prokuroria e Pejës ka reaguar lidhur me rastin e vrasjes së trefishtë në Gllogjan të Deçanit.
Në njoftimin zyrtar Prokuroria bën me dije se ka ndaluar shtetasin K.M., nën dyshimin se ka kryer veprat penale “Vrasje e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi apo kontroll e paautorizuar e armëve”
Gjithashtu në njoftim thuhet se prokurorja e çështjes, në vijimësi të hetimeve për rastin në fjalë, ka autorizuar Policinë e Kosovës për arrestimin e K.M., i cili fillimisht është ndaluar për 48 orë .
“Po ashtu, brenda afatit ligjore, prokurorja e çështjes, ka parashtruar kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit, në Departamentin e Krimeve të Rënda të Gjykatës Themelore të Pejës”, thuhet më tej në njoftim, shkruajnë mediat në Kosovë.
Kujtojmë se tre persona mbetën të vrarë dhe një i plagosur në sulmin me Kallashnikov ndaj një autobusi që po transportonte nxënës dhe po kthehej nga Gjakova.
(BalkanWeb)
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al