Vrasja e zyrtarëve të PDK në Kosovë/ Prokuroria jep detaje: Vëllai i Astrit Ademajt dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri, nesër del para gjykatës

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelorë në Pejë, Shkodran Nikçi ka dhënë detaje të reja lidhur me vrasjen e dyfishtë që ka ndodhur mbrëmë në Pejë, ku të vrarë kanë mbetur Astrit Ademaj dhe Blerand Kadrijaj, të dy zyrtarë të Partisë Demokratike të Kosovës.

Nikçi ka thënë se personi i cili është përfshirë në vrasjen e mbrëmshme, do të dalë nesër para gjykatësit.

“Njëri nga të plagosurit është ndaluar, kurse prokuroria ka caktuar masën e paraburgimit për 48 orë, nesër do të del para gjykatësit. Po bëhen hetime intensive, janë sekuestruar dy armë, po ashtu gëzhojat që janë gjetur në vendin e ngjarjes”, tha ai për mediat kosovare.

Nikçi tha se personi i cili po mbahet në paraburgim është i dyshuar për vrasje, teksa shtoi se kanë intervistuar edhe persona tjerë lidhur me rastin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.