Vrasja e zyrtarëve të PDK-së, reagon kreu i Komunës së Pejës: Shumë i tronditur!

Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë, ku mbeti i vrarë Astrit Ademaj, kandidat për kryetar të Pejës nga radhët e PDK-së si dhe zyrtari i lartë i kësaj partie, Blerand Kadriaj.

Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, Muhaxheri u shpreh i tronditur derisa ngushëlloi të afërmit e të vrarëve. “Jam shumë i tronditur me vrasjen e dyfishtë që ka ndodhur minuta më parë në Pejë, me ç’rast u vrit dhe kandidati për Kryetar të Komunës së Pejës nga radhët e PDK-së, Astrit Ademaj”, shkroi Muhaxheri në Facebook.

“Shprehi ngushëllimet më të sinqerta familjeve për humbjen e dy jetëve të reja”, shkroi Muhaxheri.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.