Vrasja makabre e 18-vjeçares në Kosovë/ Avokati zbulon detaje të reja: Krimi më i tmerrshëm i pasluftës. Marigona është detyruar të përdorë…

Rasti makabër i vrasjes së Marigona Osmanit në Kosovë rreth një vit më parë, ka tronditur opinionin mbarëshqiptar.

Mizoria e këtij krimi është zbardhur me detaje të publikuara së fundmi nga dosja e policisë dhe raporti i autopsisë.

Avokati i familjes së 18-vjeçares Marigona, është shprehur për mediat kosovare se kjo ka qenë vrasja më e tmerrshme që ka ndodhur në Kosovë, që nga periudha e pasluftës.

“Raporti i autopsisë është i tmerrshëm. Unë si përfaqësues i familjes konsideroj që vrasje më të rëndë në periudhën e pasluftës në Kosovë nuk ka pasur, është vrasja më e tmerrshme që mund të ekzistonte”, tha ai.

Avokati ka shtuar se vrasja e të ndjerës ka qenë e ngadalshme dhe ka ardhur si pasojë e dhunës sistematike.

“Çdo vrasje është e keqe, mirëpo vrasjet me plumb janë vrasje të shpejta. Këtu kemi të bëjmë me një vrasje të ngadalshme e të dhunshme.

E ndjera ka pësuar një dhunë në mënyrë sistematike dhe në procedurë të ngadalshme.

Unë jam tmerruar kur e kam parë raportin e autopsisë. Është një vrasje shumë e rëndë. Në trupin e së ndjerës janë gjetur disa analgjetikë që përdoren zakonisht te personat që kanë dhimbje të mëdha.

18-vjeçarja është detyruar të përdorë qetësues të tillë për të mos ndjerë dhimbje”, tha Rexhepi, duke shtuar se një rast të ngjashëm me këtë të Marigonës nuk kishte parë asnjëherë në jetë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.