Vrasje e motrës për nder? Vëllezërit afganë të dyshuar

Dy vëllezër me origjinë nga Afganistani dyshohen, se kanë vrarë motrën e tyre, me gjasë se i është turpëruar “nderi i familjes”. Krimi mund të ndezë debatin e integrimit para zgjedhjeve të Bundestagut në Gjermani.

Maryam H. iku nga Afganistani para disa vitesh në Gjermani. Larg vdekjes së përditshme, terrorit islamit të talibanëve dhe diktatit të shoqërisë arkaike patriarkale. Në Gjermani ajo kishte mundësinë për një jetë të lirë ku ajo të merrte vendimet e saj. Por pikërisht kjo liri duket se i solli katastrofën nënës së re që jetonte e ndarë. 34 vjeçarja u vra, dyshohet se autorët ishin dy vëllezërit e saj, sepse stili i saj i jetesës nuk përkonte me moralin e tyre. Do të ishte një krim i tmerrshëm, i kryer pikërisht në Berlin, Berlinin aq të hapur dhe liberal.

Dyshimi për të ashtuquajturën vrasje për nder

Prokuroria dhe Zyra e Kriminalistikës në Berlin kanë marrë në hetim dy vëllezërit 22 dhe 25 vjeçarë. Ka prova të forta që i bëjnë ata të dyshuar se “nga një ndjenjë e sëmurë e nderit kanë vrarë së bashku” më 13 korrik motrën e tyre në Berlin. Nga e mërkura e kaluar ata ndodhen në paraburgim. “Ne po hetojmë për dyshimin e një vrasjeje për nder”, thotë një zëdhënës i prokurorisë. Në Gjermani flitet për “vrasje për nder”, kur vajzat apo gratë vriten nga të afërmit e tyre, sepse sipas mentalitetit të tyre ato kanë bërë me turp familjen.

Prokuroria është e mendimit se vëllezërit kufomën e motrës e kanë futur në valixhe dhe e kanë çuar me tren në banesën e vëllait më të madh që banon në Bavari. Në Neuburg mbi Danub Maryan H. është groposur nga të dy vëllezërit. Aty u gjet edhe kufoma e saj më vonë. Autopsia konfirmoi dyshimin e vrasjes dhe se bëhej fjalë për motrën e të dyshuarve. 34 vjeçarja në fillim konsiderohej e humbur. Por gjithnjë e më shumë të dhëna flisnin për vrasje. Pas disa ditësh dhe vlerësimit të pamjeve të kamerave e dëshimtarëve dyshimi për vrasje kundër vëllezërve që jetojnë në Gjermani u forcua. Kundër tyre u lëshua urdhërresti.

Urrejtje për jetën perëndimore?

Gati në të njëjtën kohë me hetimet ligjore është ndezur një debat për vrasjet për nder në Gjermani. Shpesh debatohet rreth pyetjes, se nga vjen kjo urrejtje për jetën perëndimore. Një aspekt kryesor është këndvështrimi patriarkal, thotë Martin Lessenthin, zëdhënës i kryesisë së Shoqatës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut, në bisedë me DW. Kjo është “shpesh e lidhur me qëndrimin fetar, që po ashtu është tradicional-religjioz.” Nga ana tjetër bëhet fjalë edhe për një kompleks të burrave që “nuk mund ta presin suksesin që do donin ta kishin në një shoqëri të hapur, edhe në konkurrencën me femrat. Kështu ata duan të mbeten sundues për shkak se kanë lindur burra”, shpjegon Lesenthin.

Clara Rigoni nga Insituti Max-Planck për Studimin e Kriminalitetit, Sigurisë dhe të Drejtës shikon po ashtu struktura patriarkale si shkakun kryesor. Në thelb bëhet fjalë për “kontrollin e seksualitetit të femrës nga burri. Për nderin seksual të gruas, që familja mendon, se e mbron.” Kjo nuk është e lidhur vetëm me familjet myslimabe, sepse vrasjet për nder nuk janë të lidhura vetëm me motive fetare. Dhunën në emër të “nderit” tradicional e vuajnë gratë dhe vajzat në të gjitha pjesët e botës. “Struktura të tilla patriarkale ka pasur në të gjitha kohët dhe rajone të ndryshme.” Rigoni përmend në bisedë me Dë edhe Azinë Juglindore, afrikën, “nganjëherë edhe Amerika Latine, ku ka për shembull martesa të detyruara.” Edhe në rajonin mesdhetar në të shkuarën kjo ka ekzistuar e vazhdon të ekzistojë ende sot.”

Grindje politike mbi interpretime

Ky rast të kujton vrasjen e Hatun Sürücü, vrasje për nder, po që shkaktoi një debat të madh në Gjermani. Në shkurt 2005 23 vjeçarja u vra në një stacion autobusi me tre plumba në kokë nga vëllai. E reja me origjinë kurde ishte martuar me detyrim, por kishte arritur të çlirohej nga martesa, dhe kishte shkuar të jetonte me djalin në Berlin. Vrasja e saj çoi në një debat të madh për integrimin.

Edhe vrasja e Maryam H. ka marrë përmasa politike. Politikanë të të gjitha partive pozicionohen në rrjet ka grindje si të kategorizohet kjo vrasje, ndoshta e ndezuar edhe nga fushata zgjedhore për zgjedhjet e Bundestagut. Kreu i CDU-së në Berlin, Kai Wegner kërkoi të merren masa. “Ne kemi nevojë për një debat të hapur mbi integrimin e dështuar për shkak të botëkuptimeve arkaike që ata që kanë ardhur në Gjermani i kanë sjellë nga vendet e origjinës. “Sidomos të rejat me sfond migrimi bëhen viktima të dhunës së familjes.”

Kurse kandidatja e SPD në Berlin për zgjedhjet e Bundestagut dhe kryetare e socialdemokratëve të Berlinit shkroi “Mua më trondit kjo vrasje e tmerrshme e nënës dhe gruas së re, Mayram. Asaj iu mor jeta, nga lëndimi i ndjenjës së nderit, sepse ajo jetonte ajo si dëshironte. Duhet të thuet qartë, se kjo nuk është gjë tjetër vetëm se një vrasje për nder.” Gifey kritikon ashpër qëndrimin arkaik për botën dhe femrën” që çon në veprime të tilla. Bettina Jarasch, kandidate të Gjelbërve për postin e kryebashkiakut/es së Berlinit, shkruan se “kur vritet nëj grua, sepse do të jetë vetë jetën e saj si e mendon, kemi të bëjmë me një krim të poshtër. Duhet t’i dënojmë këto vrasje me të gjithë fuqinë e shtetit ligjor.”

Se sa shpejt ziejnë emocionet për një temë të tillë, këtë e tregon edhe kritika ndaj senatores së Berlinit për çështjet sociale, Elke Breitenbach që nuk pranon përcaktimin “vrasje për nder”. Për politikanen e majtë ky koncept nuk shkon, sepse “aty fshihet justifikimi i autorëve të krimit. Tek vrasja nuk ka nder.” Kjo vepër është e tmerrshme dhe për fëmijët një traumë e fortë. “Prandaj unë përdor nocionin femicid. Kjo përfshin vrasjen e grave për shkak të gjinisë. Aty bëhet fjalë gjithmonë për struktura patriarkale. Autorët janë bashkëshortë, partnerë, baballarë, bij, e vëllezër dhe të afërm të tjerë burra.”

Akuza e dështimit të politikës së integrimit

Në Twitter psikologu gjermano-izraelit dhe autor i njohur, Ahmad Mansour shkroi, se “më le pa fjalë, më zemëron, se sa naive dhe pa plan e koncept veprin politikanja nga Berlini me këtë temë. Kjo politikë nuk ndihmon asnjë migrant, asnjë refugjat, por i shërben vetëm qetësimit të përkrahësve të ideologjisë së vet.” Ashtu si pritej reagoi edhe Beatrix von Storch, zëvendëszëdhënëse e AfD-së. “Reagimi i senatores së majtë Breitenbach mbi një vrasje islamike për nder tregon sërish dështimin e ideologjisë së majtë për integrimin, që mbyll sytë para realitetit, në kurriz të kushedi sa viktimave femra në Gjermani.”

Megjithë grindjet mes partive, ka një konsesuse: Shoqëria liberale si ajo gjermane duhet të bëjë gjithçka që të pengojë vrasjet për nder. Por cilat janë konceptet, çfarë duhet bërë? Martin Lessenthin ka një rekomandim. Kjo bëhet vetëm me arsimim, thotë ai. “Dhe për një kohë të gjatë dhe një sistemi që krijon mundësinë e përjetimit të suksesit.” Zëdhënësi i kryesisë së Shoqatës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut bën fjalë për seminare disavjeçarë integrimi dhe mundësi shkollimi, që do lehtësoje qasjen ekonomike dhe shoqërore në shoqërinë gjermane. “Kjo ka rëndësi, sepse ne e shohim tek valë të tjera migrimi deri më sot, që njerëzit në brezin e tretë ose të katërt jetojnë në Gjermani ende bien në sy qëndrim të tillë seksist apo deri edhe në vrasjen pë nder.

Edhe Clara Rigoni nga Instituti Max Planck thekson mundësitë që hap një politikë integrimi e qëndrueshme, edhe kur është e vështirë thyerja e modeleve patriarkale. Ajo kujton projekte studimore në Norvegji, “ku migrantëve u jepen kurse integrimi, ku bëhet fjalë edhe për seksualitetin dhe lirinë seksuale të femrave.” Deficitet e integrimit duhet të tejkalohen përmes shkollimit dhe mundësive të punësimit./DW

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *