Vrasje, trafik droge e përdhunime/ Mafiozi i rrezikshëm turk i rrëfen të gjitha, implikon ish-kryeministra e zyrtarë të lartë të qeverisë së Erdogan

Një mafioz i rrezikshëm turk, ka bërë deklarata që kanë tronditur së tepërmi qytetarët. Ai godet hapur politikën turke, më në veçanti ministrin e Brendshëm të saj.

Sedat Peker, flet për korrupsion, trafik droge, përdhunime e vrasje, e për këtë, implikon edhe ish-kryeministra e zyrtarë të lartë të Turqisë.

Mesazhi i Peker, gjithashtu i shoqëruar me postime të herëpashershme në Twitter, duket se ka mbërthyer turqit në ekrane për të mësuar më shumë rreth asaj që ndodh në “nëntokën” e Turqisë.

Duke folur me reputacionin e një njeriu që di gjithçka për të gjithë, Peker është një ultranacionalist i dënuar për krime të shumta, duke përfshirë mashtrime e drejtim organizatash kriminale.

Ai u arratis nga Turqia vitin e kaluar për të shmangur ndjekjen penale dhe tani pretendon se jeton në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku ai flet nga një tryezë e rregulluar me kujdes dhe për skandale të shumta.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *