Vrau 18-vjeçaren në Kosovë/ Dardan Krivaqa mbrohet në heshtje, avokati: S’ka folur as me mua, nuk e ka kundërshtuar paraburgimin

Dardan Krivaqa nuk ka folur asnjë fjalë që nga momenti i arrestimit pas vrasjes së partneres së tij 18-vjeçare Marigona Osmani.

Krivaqa ka zgjedhur të mbrohet në heshtje dhe s’ka folur as me vetë avokatin. Të akuzuarit iu përkeqësua gjendja shëndetësore në Gjykatë, por mjekët vendosën që seanca mund të vazhdojë teksa avokati dyshon se Krivaqa mund të ketë edhe problem emocional.

”Ende po e presim vendimin e gjykatës për caktimin e masës së paraburgimit. Klienti im nuk ka deklaruar asgjë. As me mua nuk ka folur. Në këtë fazë është mbrojtur në heshtje. Kurrgjë s’ka folë. As mua nuk më ka dhënë autorizim që të flasë për të. E ka shfrytëzuar të drejtën me u mbrojtë në heshtje

Nuk e ka kundërshtuar paraburgimin. Çështjet tjera vijnë me kalimin e kohës. Gjendja e tij shëndetësore ishte ashtu e keqe, por mjekët konstatuan se mund të vazhdonte seanca. Nuk e di (çfarë problemesh ka pasur), sigurisht emociale. Ndoshta ka edhe raport mjekësor që d otë bëhet, por atë e merr gjykata”, tha avokati Salihu.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *