Vrau 18-vjeçaren në Kosovë, Prokuroria kërkon arrest me burg për autorin: Ushtroi dhunë psikologjike dhe fizike duke kryer vrasje të rëndë

KOSOVA

Prokuroria e Ferizajt kërkon arrest me burg për Dardan Krivaqën, autorin e vrasjes së 18-vjeçares Marigona Osmani.

Sipas Prokurorisë, Dardan Krivaqa ka ushtruar dhunë psikike e fizike ndaj partneres së tij duke çuar në vrasje të rëndë.

Momentalisht ai ndodhet në masën e ndalimit 48 orësh, por Prokuroria kërkon arrest me burg deri në momentin e dhënies së dënimit nga Gjykata.

Krivaqa së bashku me me një person tjetër e la në derën e spitalit të vdekur 18-vjeçaren duke u larguar, teksa u arrestua dy ditë më pas në një fshat të Ferizajt.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *