Vrau 4 fermerë, arrestohet djali i ministrit indian

22:32 10/10/2021

Djali i ministrit të brendshëm dyshohet se vrau 4 fermerë gjatë protestës kundër uljes së çmimeve

Zyrtarët e lartë të policisë kanë arrestuar djalin e ministrit të Brendshëm Ajay Mishra Teni pasi përplasi për vdekje me një makinë 4 protestues. Arrestimi erdhi pas 10 orësh në pyetje të Ashish Mishra.

Ngjarja ka ndodhur në 3 Tetor kur fermerët indian po protestonin kundër ligjeve që kishin frikë se do të ulnin çmimet minimale për grurin dhe orizin. Mishra ka refuzuar të bashkëpunojë me policinë, ndërkohë që po mbahet në paraburgim.

Ministri i brendshëm indian ka mohuar akuzat duke thënë se automjetin e djalit të tij po e drejtonte shoferi i tyre në momentin që u përplas me protestuesit, pasi ky u fundit u godit nga protestuesit me shkopinj e shpata.

Incidenti ndezi protesta që morën katër jetë të tjera, përfshirë atë të një gazetari vendas. Dhjetëra mijëra fermerë janë vendosur për muaj në autostradat kryesore në New Delhi për të kundërshtuar tre ligjet ndërsa qeveria thotë se ligjet do të ndihmojnë prodhuesit të kenë çmime më të mira.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *