Vrau 77 persona në ishullin Utoya, habit autori i masakrës në Norvegji: Dua të lirohem, kam ndryshuar

Andres Behring Brevik, vrasësi i masakrës së Utoya në Norvegji, ka kërkuar lirimin me kusht. Ai vrau në vitin 2011 77 persona në një sulm me bombë dhe kërkon lirimin me arsyetimin se nuk është më i rrezikshëm.

Brevik, nuk ka shfaqur asnjëherë pendesë dhe sipas ekspertëve është e pamundur që kërkesa e tij të pranohet. Familjarët e viktimave janë të shqetësuar se mos ai po përdor mundësinë e seancës së gjyqit, për të tërhequr sërish vëmendjen mbi opinionet e tij ekstreme.

Duke frymëzuar në këtë mënyrë njerëz që e mendojnë si ai. Seanca e gjyqit duhet të zgjasë tre ditë, por do të duhen javë para se gjykata të marrë vendimin.

Norvegjia aktualisht ka një koalicion qeverisës me drejtim laburist. Brenda tij janë dhe dy persona të cilët gjendeshin në ishullin e Utoya kur ekstremisti i së djathtës, Breivik, hapi zjarr mbi të rinj laburistë duke vrarë 69 persona, ndërsa pak minuta më parë kishte
vrarë tetë të tjerë më një bombë para selisë së qeverisë së Oslos.

Në vitin 2012 Breivik u dënua me dënimin maksimal prej 21 vitesh burg, por me një klauzolë që rrallë përdoret në sistemin gjyqësor norvegjez: ai mund të mbahet deri në një kohë të pacaktuar në burg nëse konsiderohet si një rrezik për shoqërinë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.