
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, ka kërkuar sot burgim të përjetshëm për 38 vjeçarin Ramis Mici i cili qëlloi për vdekje me thikë bashkëjetuesen e tij Jetlira Elezi.
Ngjarja ndodhi korrikun e vitit të kaluar ku Mici e la gruan të mbuluar me gjak në banesën ku jetonin me qira dhe u largua prej aty me shpejtësi. Ishin pronarët e shtëpisë që e gjetën të pajetë gruan në mes të dhomës.
Jetlira Elezi ishte dhunuar edhe me herët nga bashkejetuesi, madje kishte kërkuar edhe ndihmën e policisë, e cila pasi e shoqëroi për disa orë dhunuesin e kishte lënë të lirë.
Balkanweb mësoi se motiv i krimit të jetë bërë xhelozia në çift.
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al