Vrau bashkëshorten 18-vjeçe, mediat: Krivaqa kishte dhunuar edhe ish të dashurën, ia kishte sulmuar me thikë të afërmin

Vrasja Marigona Osmani ka tronditur mbarë opinionin publik shqiptar.

18-vjeçarja u dhunua deri në vdekje nga i shoqi, i quajtur Dardan Krivaqa. Ky i fundit, tanimë është arrestuar nga policia dhe ndodhet prapa hekurave, por ai, nuk ishte një emër i panjohur për drejtësinë, pasi dhe më herët kishte regjistruar probleme.

Sipas Mediave kosovare, Krivaqa dyshohet se fshihet pas 122 veprave penale që vijojnë me: 11 raste për grabitje, 93 raste të vjedhjes dhe vjedhjes së rëndë, 1 rast dhunimi, 12 raste pranimi të gjërave të vjedhura, si dhe pesë lëndime trupore. I riu, thuhet se e ka vrarë të shoqen pasi dyshonte se ajo e tradhtonte me dalin e dajës.

E kaluara e dhunshme e Dardan Krivaqës

Dardan Krivaqa kishte ushtruar dhunë edhe ndaj të një të ish të dashure që kishte në vitin 2017. Pas dhunës sistematike që ai kishte ushtruar ndaj saj, më 10 qershor të vitit 2017 Krivaqa e kishte sulmuar me thikë familjarin e ish të dashurës për shkak se ai kishte tentuar ta largonte nga dhuna që Krivaqa i shkaktonte familjares së tij. Lidhur me këtë rast ishte hapur hetimi për “lëndim të lehtë trupor”.

Një therje tjetër, Krivaqa e kishte bërë në fund të vitit 2020 dhe atë ndaj një zyrtari policor. Sipas po të njëjtit burim, polici me inicialet Z.H. i kishte vërejtur tre persona duke konsumuar lëndë narkotike dhe sapo iu ishte afruar, Dardan Krivaqa i kishte vënë një mjet të mprehtë në fyt me ç’rast zyrtari policor ka pësuar lëndime trupore. Për të njëjtën vepër, i dyshuari Krivaqa ishte dënuar me burgim prej 180 ditësh, duke iu llogaritur edhe koha e kaluar në paraburgim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *