Vrau dhëndrin pas sherrit për kujdestarinë e fëmijëve, burg përjetë për Mexhit Picarin. Ja sa vite për të bijën

vrau dhendrin pas sherrit per kujdestarine e femijeve burg perjete per mexhit picarin ja sa vite per te bijen
vrau dhendrin pas sherrit per kujdestarine e femijeve burg perjete per mexhit picarin ja sa vite per te bijen

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm shpall vendimin për Mexhit Picarin dhe të bijën Dhurata Saliaj të cilët akuzohen për vrasjen e Kudret Saliajt.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se Gjykata ka vendosur dënimin me burgim te përjetshëm për Mexhit Picarin, ndërsa e bija, Dhurata Saliaj, u dënua me 4 vjet e 6 muaj burgim. Kjo e fundit akuzohet për krijim të kushteve për të kryer vrasjen. Për Saliajn gjykata rrëzoi akuzën për bashkëpunim në vrasje.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi në vitin 2021, ndërsa si pasojë e përplasjeve u plagos edhe avokati Adriatik Cama. Çifti Dhurata e Kudret Saliaj, ishin në proces divorci për shkak se kishin mosmarrëveshje, kur ndodhi krimi i rëndë në muajin qershor të 2021. Viktima, Kudret Saliaj mbërriti në një lokal pranë gjykatës së Tiranës, ku priste të zhvillohej seanca e radhës për divorcin dhe ndodhej në praninë e avokatit të tij si dhe një punonjëseje sociale.

Vjehrri i tij Mexhit Picari pasi e vëzhgoi bashkë me të bijën Dhurata Saliaj, e qëlloi për vdekje dhëndrin, teksa në ngjarje mbeti i plagosur edhe avokati Adriatik Cami.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts