Vrau gruan para teksa ishte live në TikTok dhe u mundua të fshehë gjurmët, gjykata dënon autorin me…

vrau gruan para teksa ishte live ne tiktok dhe u mundua te fshehe gjurmet gjykata denon autorin me
vrau gruan para teksa ishte live ne tiktok dhe u mundua te fshehe gjurmet gjykata denon autorin me

Aminan Rahman përballet me burgim të përjetshëm në Londër pasi mbyti për vdekje bashkëshorten Suma Begum dhe më pas hodhi trupin e saj në lumë, në krimin e tmerrshëm që besohet se është dëshmuar nga fëmijët e çiftit.

Aminan Rahman është shpallur fajtor tashmë për vrasjen e Suma Begum në shtëpinë e tyre në Lindje të Londrës më 29 prill të vitit të shkuar, teksa ajo ishte një një video-komunikim direkt me atë që konsiderohet si “i dashuri” i rrjeteve sociale, shkruan rrjeti Daily Mail.

Për të mbuluar gjurmët  e krimit Rahman kishte futur trupin e 24-vjeçares në një valixhe dhe hedhur në lumin Lea, degë e lumit Tamiz. Valixhja me trupin e Suma ishte gjetur dhjetë ditë më vonë nga punonjës pastrimi në brigjet e lumit.

Rahman u shpall dje fajtor në gjyqin me detaje të vrazhda nga vrasja, e cila ishte regjistruar pjesërisht nga i dashuri i saj online Shahin Miah, 24 vjeç, i cili kishte dorëzuar imazhet policisë. Miah ishte prezent në gjykatë ku tha se Rahman kishte kërcënuar të vriste Begum dhe gruaja kishte tentuar të largohej.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts