Vrau kineasten në sheshin e xhirimit, Alec Baldwin tregon se kush ia dha armën

09:33 23/10/2021

Aktori i njohur shprehet i tronditur pas vrasjes se kineastes ne sheshin e xhirimit

Arma, me të cilën aktori Alec Baldwin qëlloi në xhirime, duke vrarë drejtoreshën e fotografisë së filmit që po xhirohej, iu dorëzua atij nga një ndihmës regjisor, i cili i kishte thënë thënë se ajo ishte e sigurt. Kjo ka dalë nga dëshmitë e dhëna para gjykatës pas ngjarjes tragjike që ndodhi në sheshin e xhirimit në Nju Mexico.

Po sipas këtyre detajeve, ndihmës regjisori, emri i të cilit nuk bëhet publik nuk e dinte se arma kishte municion të vërtetë, ndaj në momentin e tragjedisë ka shpërthyer duke bërtitur “armë e ftohtë!”.

Kineastja Halyna Hutchins u qëllua për vdekje në gjoks në incidentin e së enjtes në xhirimet e filmit Rust. Ndërsa regjisori Joel Souza, i cili qëndronte pas saj, mbeti i plagosur. 48-vjeçari mori mjekim urgjent për një dëmtim në shpatull dhe më pas doli nga spitali.

Çështja mbetet e hapur, ndërsa nuk ka një akuzë për aktorin e njohur. Baldëin – i cili ishte ylli dhe producenti i filmit – tha se ai po “bashkëpunonte plotësisht” me Zyrën e Sherifit të Qarkut Santa Fe.

“Zemra ime është thyer për burrin e saj, djalin e tyre dhe të gjithë ata që e njihnin dhe e donin Halynën”, shkroi ai në Tëitter. “Nuk ka fjalë për të përcjellë tronditjen dhe pikëllimin tim në lidhje me aksidentin tragjik që i mori jetën Halyna Hutchins, një gruaje, nëne dhe kolege e jona shumë e admiruar”.

Zonja Hutchins, 42 vjeç, ishte nga Ukraina dhe u rrit në një bazë ushtarake sovjetike në Rrethin Arktik. Ajo studioi gazetari në Kiev dhe film në Los Angeles dhe u emërua një “yll në rritje” nga revista American Cinematographer në 2019.

Në filmin që po xhirohej “Rust”, Baldwin po luante si një i jashtëligjshëm, nipi i të cilit është dënuar me varje për një vrasje aksidentale. Incidente të tilla në sete filmike janë jashtëzakonisht të rralla.

Armët e vërteta të zjarrit përdoren shpesh në xhirime dhe janë të mbushura me fishekë pa kokë që krijojnë një blic dhe një zhurmë pa shkarkuar një plumb.

Në vitin 1993, Brandon Lee – djali 28-vjeçar i yllit të ndjerë të arteve marciale Bruce Lee – vdiq në xhirim pasi u qëllua aksidentalisht me një armë mbështetëse gjatë xhirimit të një skene vdekjeje për filmin The Crow. Arma gabimisht kishte një plumb të mbushur në të.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *