Vrau kunatën me sëpatë, del para gjykatës “mostra” i Elbasanit (Video)

Del para gjykatës për masën e sigurisë 58-vjeçari Tefik Tashi, i cili vrau me sëpatë motrën e gruas.

Tashi pritet të njihet me masën e sigurisë tre ditë pas krimit të rëndë në fshatin Kusarth të Elbasanit që tronditi vendin.

Alma Qevani, 44 vjeçe u godit për vdekje me sëpatë nga bashkëshorti i motrës së saj pas një debati banal.

Autori u pikas nga efektivët teksa vraponte me sëpatën dhe duart me gjak, në afërsi të fshatit Shirgjan dhe u arrestua.

Babai i viktimës, Fatmiri tregoi në emisionin “Me zemër të hapur” se disa ditë para ngjarjes së rëndë, kanë pasur debate të forta mes tyre.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts