Vrau me armë zjarri 17-vjeçarin në Francë, kërcënohet me jetë efektivi i policisë

vrau me arme zjarri 17 vjecarin ne france kercenohet me jete efektivi i policise

Një hetim është duke u zhvilluar në Francë pas kërcënimeve me vdekje ndaj oficerit të policisë që qëlloi për vdekje adoleshentin Nahel, vdekja e të cilit më 27 qershor shkaktoi protesta mbarëkombëtare.

Kërcënimet, të bëra kryesisht përmes platformës Twitter, kishin në shënjestër edhe avokatin e policit, Laurent-Frank Lienard, i cili i tha se kishte ngritur një padi në Paris në emër të tij dhe të klientit të tij.

Vdekja e 17-vjeçarit Nahel, i cili u qëllua nga një distancë e afërt gjatë një kontrolli, shkaktoi trazira në shkallë të gjerë për disa netë radhazi me djegien e makinave dhe koshave të plehrave, shkatërrimin e ndërtesave publike dhe plaçkitjen në shumë qytete në të gjithë vendin.

Oficeri 38-vjeçar i policisë që qëlloi për vdekje Nahelin akuzohet për vrasje nga pakujdesia dhe u arrestua më 29 qershor. Kërkesa e tij për t’u liruar nga burgu u refuzua të enjten.

Emri i tij i plotë dhe komuna ku ai jeton u botuan nga gazeta lokale Oise Hebdo në Francën veriore, duke zemëruar ministrin e Brendshëm Gérald Darmanen dhe sindikatat e policisë.

Prokuroria vendase hapi një hetim për shpërndarjen e “informacionit që lejon identifikimin ose vendndodhjen e një personi që mban autoritet publik” me qëllim ekspozimin e tij ose të familjes së tij ndaj rrezikut të pësimit të “dëmtimit të rëndë për veten ose pronën e tyre”.

Në këto trazira u dogjën gjithsej më shumë se 12,000 automjete. Më shumë se 2,508 ndërtesa u dogjën ose u dëmtuan, duke përfshirë 105 bashki dhe 168 shkolla.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts