Vrau pesë persona me hark dhe shigjeta në Norvegji, autori ishte ‘vizituar nga policia’ një vit më parë, kishte kërcënuar të atin

Ky është momenti kur “sulmuesi terrorist” i cili vrau pesë persona në një sulm me hark dhe shigjetë në Norvegji u mor në pyetje nga policia jashtë shtëpisë së tij një vit më parë.

Sipas mediave të huaja, fotografia, e bërë në gusht të vitit 2020 nga një fqinj, tregon Espen Andersen Bråthen jashtë shtëpisë së tij në Kongsberg me dy oficerë.

Është e paqartë saktësisht për çfarë po flisnin, megjithëse në të njëjtin muaj ai u akuzua për shkelje të një urdhri ndalues të marrë nga babai i tij, të cilin ai kohët e fundit e kishte kërcënuar se do ta vriste.

Bråthen tani është në paraburgim, ku ai ka pranuar se ka vrarë katër gra dhe një burrë, të gjithë të moshës 50 deri në 70 vjeç, dhe plagosi tre të tjerë gjatë një sulmi gjysmë në qytetin Kongsberg të Norvegjisë, të mërkurën pas orës 6 pasdite.

Ndërkohë policia thotë se ai është një mysliman i konvertuar i cili u cilësua si i radikalizuar dhe e përshkroi sulmin si ‘një akt terrorist’.

Bråthen filloi sulmin e tij me një hark dhe shigjetë jashtë një supermarketi, por policia ka zbuluar që ai ka përdorur dy armë të tjera gjatë sulmit gjysmë ore – megjithëse ata nuk i identifikuan ato.

Policia ka lëshuar disa detaje të tjera në lidhje me Bråthen, por dokumentet e gjykatës dhe dëshmitë nga fqinjët japin një pamje të zymtë: Një i vetmuar ‘i paqëndrueshëm’ me një koleksion armësh i cili rrallë dilte nga banesa e tij, nuk kishte një punë prej vitesh, vuante nga probleme të shëndetit mendor, përdorte drogë dhe ishte ndarë nga familja e tij.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *