Vrau të birin në parkingun e banesës, Gjykata dënon me 3 vite e gjysmë Skënder Krasniqin

Gjykata Themelore e Prishtinës ka shpallur fajtor Skënder Krasniqin, për vrasjen e djalit të tij, Albert Krasniqi.

Ai është dënuar me 3 vite e 5 muaj burg për veprën penale “Vrasje nga pakujdesia”.
Dënim prej të cilit do të llogaritet dhe koha e paraburgimit që prej datës 27.01.2021.

“Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm Penal ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarit S.K për veprën penale Vrasja nga pakujdesia nga neni 175 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. I akuzuari S.K është shpallur fajtor dhe është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej tre (3) vite e pesë (5) muaj, i cili dënim do të ekzekutohet në afat prej 15 ditësh nga plotfuqishmëria e këtij aktgjykimi. Koha e kaluar nën masën e paraburgimit për të pandehurin do të llogaritet në dënimin e shqiptuar me burgim prej datës 27.01.2021”, thuhet në njoftim.

Skënder Krasniqi më datë 27 janar të këtij viti, rreth orës 17:00, vrau të birin, në parkingun e ndërtesës ku banonte Albert Krasniqi.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *