Vrau tetë anëtarët e një familjeje, dënohet me burgim të përjetshëm 54-vjeçari në SHBA

Amerikani, David Conley, 54 vjeç është dënuar me burgim të përjetshëm nga një gjykatë e vendit, pasi është shpallur fajtor për vrasjen e tetë anëtarëve të një familje në Houston.

Prokurorët nuk e ushtruan të drejtën për të kërkuar dënim me vdekje për Conley, por ata kërkuan që ai të qëndrojë përjetësisht në burg.

Conley u dënua për vrasjet e kryera më 8 gusht 2015 më saktësisht për vrasjen e Valerie Jackson, 40 vjeç, dhe bashkëshortit të saj, Dëayne Jackson, 50 vjeç, në shtëpinë e tyre. Prokurorët e akuzuan atë edhe për vdekjen e fëmijëve – 13, 11, 10, 9, 7 dhe 6-vjeç – Nathaniel, Deëayne, Honesty, Caleb, Trinity dhe Jonah, por ai nuk u gjykua për këto vdekje.

Në një video që u lëshua në gjykatë, kur Conley ishte duke u marrë në pyetje nga hetuesit, ai dëgjohet duke pranuar se e ka vrarë tërë familjen në fjalë.

Sipas autoriteteve, të gjitha viktimat ishin qëlluar me plumb në kokë, pasi Conley fillimisht i kishte marrë peng e më pas i vrau një nga një.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *