Vrau veten me armën e shërbimin, përcillet për në banesën e fundit efektivi i Policisë së Durrësit

vrau veten me armen e sherbimin percillet per ne banesen e fundit efektivi i policise se durresit

Është përcjellë paraditen e sotme për në banesën e fundit efektivi i Policisë së Durrësit Arben Pjeçi, i cili një ditë më parë i dha fund jetës duke u vetëvrarë brenda në komisariat.

Familjarë dhe miq të oficerit me karrierë 35-vjeçare, por edhe shumë efektivë të Policisë së Durrësit ishin mbledhur sot para banesës së Pjeçit, në lagjen nr.11, për t’i dhënë lamtumirën e fundit 56-vjeçarit, pjesë e Policisë së Shtetit.

Nënkomisari i Policisë Gjyqësore, Arben Pjeçi u gjet nga kolegët e tij rreth orës 16:15, të së enjtes në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës, i vetëvrarë, me armën e shërbimit.

Pjeçi ishte dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprën penale “Plagosje e lehtë”. Vendimi i gjyqësorit nuk është pritur mirë nga 56-vjeçari dhe në kushte depresioni për penalitetet që sillte me vete ky vendim i formës së prerë që ndërpriste marrëdhënien e punës me Policinë e Shtetit, ai zgjodhi të ndërmerrte aktin ekstrem.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts