Vrioni është i frikshëm, vetëm Levandovski kalon sulmuesin kuqezi









Xhakomo Vrioni shënoi këtë fundjavë një dopietë me skuadrën e tij, Tirolin, në Superligën e Austrisë. Pas tripletës së javës më parë, shqiptari nuk ndalet sërish, duke vendosur edhe një rekord në karrierën e tij. Sulmuesi ka shënuar të paktën një herë në pesë ndeshjet e fundit me skuadrën e tij. Jo vetëm kaq, por sa u përket shtatë ndeshjeve të fundit në Europë, vetëm sulmuesi i Bajernit Robert Levandovski ka statistika më të mira se shqiptari duke shënuar 10 gola përkundrejt 8 të Vrionit.

vrioni

Përveç meritës të golave të realizuar, që janë prej një sulmuesi të mirëfilltë, ata kanë sjellë edhe fitoret në ndeshjet e fundit të Tirolit, duke e nxjerrë kështu skuadrën austriake nga zona e ftohtë e rënies. Deri tani me fanellën e kësaj të fundit, Xhakomo Vrioni ka shënuar 11 gola në 12 ndeshje të luajtura. Një statistikë vërtetë mbresëlënëse për sulmuesin shqiptar.

KOMBËTARJA – Një problem që ngre shqetësime sa i përket Xhakomo Vrionit është fakti se ai nuk po thirret në ekipin kombëtar. Grumbullimi i tij i fundit është një vit më parë, në ndeshjet e Ligës së Kombeve ku sulmuesi luajti vetëm 33 minuta ndaj Lituanisë. Natyrisht që në repartin e sulmit të Kombëtares ka shumë futbollistë cilësorë, të cilët vendosin një hierarki me kontributin e tyre për ekipin përfaqësues. Vrioni është një lojtar i ri, 23 vjeç, dhe kjo mund të mirëkuptohet deri diku, por problemi është që Xhakomo Vrioni në muajin e fundit po shkëlqen dhe nuk u thirr në Kombëtare! A nuk duhet të grumbullohen lojtarët në kohën kur gëzojnë formën e tyre më të mirë? Këto janë pyetje që ngrenë shumë dyshime në raport me menaxhimin që po bëhet me lojtarët e Kombëtares, sepse Vrioni nuk është rasti i parë.

JUVENTUS – Sulmuesi nuk arriti të gjente hapësira tek ekipi i parë i Juventusit dhe u mendua që ai të huazohet nga bardhezinjtë te skuadra austriake e Tirolit, për të marrë sa më shumë minuta dhe për të fituar eksperiencë. Sipas mediave italiane pranë klubit juventin, ata e ndjekin me vëmendje ecurinë e 23- vjeçarit dhe nuk përjashtohet një rikthim sezonin që vjen te “Zonja e Vjetër”.

KRISTI SEJATLLARI – PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.