Vriten 23 civilë në Zaporizhzhia

12:13 30/09/2022

Një sulm me raketa ndodhi teksa ata po mblidheshin pranë qytetit, SHBA nuk do të njohë kurrë referendumet

Një sulm me raketa mbi një kolonë makinash në Ukrainën jugore vrau një numër civilësh, disa orë përpara se presidenti Vladimir Putin të shpallte sundimin e Moskës mbi tokat ukrainase.

23 të humbën jetën ndërsa 28 të plagosën . Kolona po mblidhej në një park makinash pranë qytetit Zaporizhzhia për të transportuar njerëz dhe furnizime në territorin e kontrolluar nga Rusia në provincën jugore të Ukrainës Zaporizhzhia.  Disa automjete që ndodheshin aty pranë u shkatërruan.

Automjetet ishin të mbushura me sendet e pasagjerëve, batanije dhe valixhe. Sulmi ndodhi disa orë përpara se Presidenti Vladimir Putin të organizonte një ceremoni në një sallë të Kremlinit për të shpallur sundimin e Rusisë mbi rreth 15% të Ukrainës, aneksimi më i madh në Evropë që nga Hitleri. Do të pasohej nga një koncert jashtë mureve të Kremlinit në Sheshin e Kuq.

Aneksimi i Rusisë i zonave të pushtuara nga Rusia të Donetskut, Luhansk, Kherson dhe Zaporizhzhia është dënuar në Perëndim dhe më gjerë. Shefi i OKB-së Antonio Guterres e quajti atë një “përshkallëzim të rrezikshëm” dhe një shkelje të kartës së Kombeve të Bashkuara. “Ajo mund të ndalet ende. Por për ta ndaluar atë, ne duhet të ndalojmë atë person në Rusi që dëshiron luftën më shumë se jetën” tha Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy në një fjalim.

Ekspertët ushtarakë kanë bërë të ditur se Rusia së shpejti mund të përballet me një nga disfatat më të mëdha të luftës deri më tani, me mijëra trupa të bllokuara në Lyman, bastioni i fundit i madh rus në veri të provincës Donetsk. 

Rënia e qytetit do t’i hapte rrugën Ukrainës për të rimarrë pjesë të tokës që Rusia pretendon tani. Në prag të ceremonisë së aneksimit Putin tha se “të gjitha gabimet” e bëra në një thirrje të shpallur javën e kaluar duhet të korrigjohen, pranimi i tij i parë publik se nuk kishte shkuar mirë. Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov nuk tha nëse Putin do të merrte pjesë në koncert, siç bëri në një ngjarje të ngjashme në 2014 pasi Rusia shpalli se kishte aneksuar rajonin e Krimesë të Ukrainës.

Presidenti i SHBA Joe Biden tha se Shtetet e Bashkuara nuk do të njihnin kurrë pretendimet e Rusisë mbi territorin e Ukrainës, duke denoncuar referendumet.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *