Vriten 3 oficerë policie në SHBA

Në foto: Autori i dyshuar i krimit

20:20 02/07/2022

Një 49-vjeçar hapi zjarr ndaj forcave të rendit

Tri oficerë policie u vranë në Kentaki dhe 5 persona të tjerë u plagosën nga një 49-vjeçar i cili i hapi zjarr policisë pasi këta të fundit po ekzekutonin një urdhër-arresti.

Autori i kësaj masakre është Lenz Stortz, i cili pas disa orësh përplasje me policinë u arrestua në shtëpinë e tij. Sipas raportimeve paraprake mësohet se policia shkoi në vendngjarje pasi mori një raportim për dhunë në familje.

Autori u arrestua nga forcat policore mbrëmjen e së enjtes dhe të premten u njoh me masën e sigurisë nga gjykata. 49-vjeçari akuzohet për vrasje si dhe sulm ndaj një kafshe shërbimi pasi në vendngjarje u vra edhe një qen policie. Seanca e radhës gjyqësore për të do të mbahet në datë 11 Korrik.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.