Vriten 44 ushtarë të Minamarit në përleshjet me forcat kundër juntës

Të paktën 44 trupa ushtarake të Mianmarit u vranë në përleshjet e fundit me forcat anti-grusht shteti në rajonin lindor Sagaing, njoftoi media lokale të martën vonë.

Sipas portalit të lajmeve ‘Myanmar Now’, forca e Mbrojtjes Popullore (PDF) pretendon se vrasjet ndodhën midis 24 dhe 26 qershorit në Htigyaing dhe Katha.

PDF është krahu i armatosur i Qeverisë së Unitetit Kombëtar, e cila pretendon të jetë qeveria legjitime e Mianmarit pas grushtit të shtetit ushtarak të 1 shkurtit.

Krahu i armatosur u formua në 5 maj të vitit 2021, në përgjigje të grushtit të shtetit dhe dhunës së vazhdueshme të juntës. Junta ushtarake e shpalli PDF-në organizatë terroriste më 8 maj.

Ushtria e Mianmarit rrëzoi presidentin Win Myint dhe këshilltaren e Shtetit, Aung San Suu Kyi, duke i ndaluar ata së bashku me anëtarët e tjerë të lartë të partisë në pushtet para grusht shtetit, Lidhjes Kombëtare për Demokracinë, duke pretenduar për “mashtrim zgjedhor”.

Sipas një grupi të të drejtave, Shoqatës së Ndihmës për të Burgosurit Politikë, junta ka vrarë 883 njerëz në vend që nga ajo kohë.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *