Vriten afër 1.500 balena dhe delfinë në “festivalin” në Ishujt Faroe

Afro 1.500 balena dhe delfinë u vranë këtë vit gjatë festivalit vjetor “Grindadrap” në Ishujt Faroe, rajonin autonom të Mbretërisë së Danimarkës.

Mediat lokale raportuan se 1.428 kafshë u vranë nga vendasit këtë vit në traditën e gjuetisë së delfinëve dhe balenave të quajtur “Grindadrap”, e cila daton në vitet 1500.

Numri i balenave dhe delfinëve të vrarë këtë vit supozohet të jetë më i larti që nga fillimi i traditës.

Tradita vazhdon të jetë në shënjestër të kritikave nga ambientalistët në gjithë botën.

Ishujt Faroe, që gjenden midis Norvegjisë, Skocisë dhe Islandës në Oqeanin Atlantik verior, me një sipërfaqe prej 1.339 kilometrash katrorë, kanë popullsi prej rreth 50 mijë banorësh.

Përveç blegtorisë, peshkataria është burimi më i rëndësishëm i të jetesës në këtë vend.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *