Vriten dy gazetarë spanjollë dhe një aktivist irlandez

21:00 28/04/2021

Ata ndodheshin në Burkina Faso teksa po xhironin një dokumentar për gjuetinë e paligjshme

Dy gazetarë spanjollë dhe një shtetas irlandez u vranë nga një pritë e armatosur pranë një rezervati natyror në Burkina Faso lindore.

Reporterët ranë pre e një patrulle agjentësh kundër gjuetisë pa leje, me të cilën bashkëpunonin. Në bazë të të dhënave të marra nga Burkina Faso, mendohet se të dy gazetarët u vranë nga një grup ekstremistësh islamik por qeveria tha se nuk i kishte identifikuar sulmuesit, të cilët i përshkroi si terroristë.

Kryeministri Pedro Sanchez konfirmoi vdekjen e dy gazetarëve spanjollë, përmes një postimi në rrjetet sociale. David Beriain dhe Roberto Fraile  kishin filmuar një dokumentar për gjuetinë e paligjshme në Burkina Faso para se të vriteshin.

Ministria e jashtme e Irlandës tha se kishte qenë në kontakt me familjen e qytetarit irlandez si dhe me Bashkimin Evropian dhe kolegët spanjollë. “Situata është komplekse dhe zyrtarët po punojnë me aktorët përkatës në terren,” ka bërë të ditur ministria pa komentuar më tej.

Qytetari irlandez si i njohur si Rory Young, i lindur në Zambian, ishte kreu i organizatës anti-gjuetie të paligjshme Chengeta Wildlife. Burkina Faso, si shumica e rajonit Sahel të Afrikës Perëndimore, përballet me një krizë të thelluar sigurie ndërsa grupet me lidhje me Al Kaidën dhe Shtetin Islamik shtojnë sulmet ndaj ushtrisë dhe civilëve pavarësisht nga prania e forcave franceze dhe të Kombeve të Bashkuara.

Përkeqësimi i sigurisë së rajonit ka çuar në një nga krizat më të mprehta humanitare në botë. Njëzet e nëntë milion njerëz kanë nevojë për ndihmë dhe mbrojtje.

Klan News

Për rezultatet e zgjedhjeve 2021 vizitoni rezultatet.tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *