Vriten dy policë në Gjermani

10:06 31/01/2022

Dy oficerë policie janë qëlluar për vdekje në Gjermani nga persona të paidentifikuar. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Rheinland-Pfalz mëngjesin e së hënës.

Sipas “Bild”, oficerët e policisë kanë qenë duke patrulluar dhe ndaluan për kontroll rutinë një automjet. Por njëri nga personat që ndodhej brenda mjetit të ndaluar, hapi zjarr ndaj dy punonjësve të policisë dhe më pas u automjeti i dyshimtë u largua.

Policët mbetën fillimisht të plagosur. Ata arritën që të njoftonin në radio me qendrën dhe të sinjalizonin për të shtënat me armë. Por kur në vendngjarje mbërritën përforcimet e policisë, autori/ët ishin larguan. Fatkeqësisht edhe dy oficerët e policisë humbën jetën për shkak të plagëve. Viktimat janë një 24-vjeçare dhe një 29-vjeçar.

Policia gjermane ka nisur një kontroll të gjerë për të kapur autorin. Ndërkohë, autoritetet u kanë bërë thirrje drejtuesve të automjeteve që të mos ndalojnë në rrugë nëse shohin dikë bërë autostop. /tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com