Vritet gazetari i Reuters

13:51 16/07/2021

Danish Siddiqui ishte vendosur në vend për të raportuar mbi kontrollin që kanë marrë talibanët

Një përplasje midis forcave afgane të sigurisë dhe luftëtarëve talibanë pranë një kalimi kufitar me Pakistanin i ka marrë jetën gazetarit të medias prestigjoze Reuters, Danish Siddiqui.

Forcat speciale afgane së fundmi po kryenin luftime për të rimarrë zonën kryesore të tregut të Spin Boldak kur Siddiqui dhe një oficer i lartë afgan u vranë.

Siddiqui ishte vendosur nĂ« Afganistan pĂ«r tĂ« raportuar mbi kontrollin qĂ« kanĂ« marrĂ« talibanĂ«t kohĂ«t e fundit kryesisht nĂ« provincĂ«n jugore tĂ« Kandahar dhe kishte raportuar pĂ«r luftime midis komandove afganĂ« dhe luftĂ«tarĂ«ve talebanĂ«. 

Reuters e ka përshkruar vrasjen e gazetarit si të tmerrshme në një kohë kur situata në vend mbetet vërtet kritike. Gazetari kishte tentuar që të bisedonte me disa tregtarë në lidhje edhe krizën që ka përfshirë vendin por sulmi ndaj talebanëve i mori jetën atij.

Danish Siddiqui ishte pjesë e ekipit të fotografisë Reuters dhe në vitin 2018 ishte shpallur fitues i Çmimit Pulitzer për Fotografinë më të mirë për dokumentimin e krizës së refugjatëve në Rohingya.

Një fotograf i Reuters që nga viti 2010, puna e Siddiqui përfshiu luftërat në Afganistan dhe Irak, krizën e refugjatëve Rohingya, protestat e Hong Kongut dhe tërmetet në Nepal.

Luftëtarët talebanë tanimë zotërojnë gjysmën e territoreve përfshirë edhe zonën kufitare me Pakistanin. Një nga objektivat më të rëndësishëm që ata kanë vendosur është përparimi i shpejtë në zonat më rëndësi ndërsa forcat amerikane tërhiqen nga Afganistani.

Klan News









TĂ« ngjashme Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *