Vritet komandanti i milicisë së Haftarit në lindje të Libisë

Persona të armatosur kanë vrarë një komandant të milicisë së gjeneralit renegat libian Khalifa Haftar në qytetin lindor Benghazi.

Një zëdhënës i forcave speciale të milicisë së Haftarit në një postim në Twitter konfirmoi vdekjen e Mahmoud Al-Werfalli-t, i cili kërkohet nga Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJNP).

Al-Werfalli dyshohet të ketë kryer drejtpërdrejt dhe të ketë urdhëruar kryerjen e vrasjeve që përbëjnë krime lufte në Benghazi ose zonat përreth, sipas GJNP-së.

Ai akuzohet gjithashtu për kryerjen e ekzekutimeve masive kundër të arrestuarve të paarmatosur në Benghazi.

Në dhjetor 2019, Departamenti i Thesarit i SHBA-së e vendosi Al-Werfalli-n në listën e sanksioneve, duke e akuzuar atë për kryerjen e shkeljeve serioze të të drejtave të njeriut.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *