Vritet komandanti i ushtrisë separatiste pro-ruse në lindje të Ukrainës

18:49 19/04/2022

Është vrarë një komandant i një prej batalioneve të separatistëve pro-rusë në lindje të Ukrainës, Mikhail Kishchik. Komandanti vdiq gjatë sulmit të trupave ruse dhe forcave separatiste kundër ushtrisë ukrainase në lindje të vendit.

Këtë lajm e ka bërë me dije kryeministri i republikës së vetëshpallur popullore të Luhansk (LNR), Sergei Kozlov përmes një postimi në rrjetet e tij sociale.

“Lajm i trishtuar nga vija e frontit. Ka vdekur nënkoloneli Mikhail Kishchik”.

Kozlov shton se Kishchik dhe shokët e tij u rrethuan nga ukrainas afër qytetit të Kreminës dhe “luftuan deri në fund”.

“Po përcaktojmë numrin e të vrarëve dhe të plagosurve”, ka shkruar mes të tjerash ai.

Kishchik dhe batalioni i tij kanë luftuar kundër forcave ukrainase që nga viti 2014. Në periudhat e hershme të konfliktit, ai dhe luftëtarët e tij u akuzuan për plaçkitje të zonave të banuara në rajonin e Luhanskut./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.