
15:51 03/02/2022
Presidenti amerikan konfirmon ekzekutimin e tij në Siri
Trupat speciale të ushtrisë amerikane ekzekutojnë kreun e organizatës terroriste Shteti Islamik. Ibrahim al-Kurajshi u vra gjatë një operacioni në qytezën siriane Atmeh, në perëndim të Alepos, fare pranë kufirit me Turqinë.
Lajmin e bëri të ditur përmes një postimi në Twitter edhe presidenti amerikan Xho Bajden. Kurajshi u zgjodh në krye të Shtetit Islamik pas vrasjes së Abu Bakër al Bagdadit në Tetor 2019.
Tv Klan
Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al