Vritet me plumb në kokë një gazetare e Al-Jazeeras në Bregun Perëndimor, plagoset kolegu: Forcat izraelite na qëlluan pa na kërkuar të largoheshim

vritet me plumb ne koke nje gazetare e al jazeeras ne bregun perendimor plagoset kolegu forcat izraelite na qelluan pa na kerkuar te largoheshim

Një gazetare e televizionit Al-Jazeera është qëlluar për vdekje teksa po mbulonte një bastisje izraelite në qytetin Jenin të Bregut të pushtuar Perëndimor më 11 maj, tha Ministria palestineze e Shëndetësisë.

Shireen Abu Akleh, një gazetare e njohur palestineze, që punonte për kanalin në gjuhën arabe të këtij televizioni, u qëllua dhe më pas vdiq.

Ajo u godit nga një plumb i vërtetë të mërkurën ndërsa mbulonte bastisjet izraelite në qytetin e Jeninit dhe u dërgua me urgjencë në spital në gjendje kritike, sipas ministrisë dhe gazetarëve të Al Jazeera. Ebu Akleh kishte veshur një jelek shtypi “Press” kur u vra. Ajo u deklarua e vdekur në spital, tha ministria.

Një tjetër gazetar i Al Jazeera, Ali Samoudi, u plagos gjithashtu pasi u qëllua në shpinë. Ai tani është në një gjendje të qëndrueshme dhe tha se nuk kishte asnjë luftëtar palestinez të pranishëm kur u qëlluan gazetarët, duke kundërshtuar drejtpërdrejt një deklaratë izraelite që i referohej kësaj mundësie.

“Ne do të filmonim operacionin e ushtrisë izraelite dhe papritmas ata na qëlluan pa na kërkuar të largoheshim ose të ndalonim xhirimet,” tha Samudi. “Plumbi i parë më goditi mua dhe plumbi i dytë goditi Shireen … nuk kishte fare rezistencë ushtarake palestineze në vendngjarje.”

  • foto galeri
  • foto galeri

Shatha Hanaysha, një gazetare palestineze që ishte e pranishme pranë Abu Akleh kur u qëllua, gjithashtu tha për Al Jazeera se nuk kishte pasur konfrontime mes luftëtarëve palestinezë dhe ushtrisë izraelite dhe tha se grupi i gazetarëve ishte shënjestruar.

“Ne ishim katër gazetarë, të gjithë kishim veshur jelekë, të gjithë me helmeta,” tha Hanaysha. “Ushtria pushtuese [izraelite] nuk pushoi së qëlluari edhe pasi ajo u shemb. Nuk mund të zgjasja as krahun për ta tërhequr për shkak të të shtënave. Ushtria ishte e vendosur në të shtënat për të vrarë.”

Rrethanat e vdekjes së gazetares Abu Akleh janë ende duke dalë, por videot e incidentit tregojnë se ajo u qëllua në kokë, tha Nida Ibrahim nga Al Jazeera.
“Ajo që dimë për momentin është se Ministria e Shëndetësisë palestineze ka njoftuar vdekjen e saj. Shireen Abu Akleh, po mbulonte ngjarjet që po shpalosen në Jenin, veçanërisht një bastisje izraelite në qytetin, i cili është në veri të Bregut Perëndimor të pushtuar, kur ajo u godit nga një plumb në kokë”, tha Ibrahim, duke folur nga qyteti palestinez Ramallah.

Shireen Abu Akleh i dërgoi një mesazh zyrës Ramallah të Al Jazeera-s me email në orën 6:13 të mëngjesit, ku ajo shkruante: “Forcat okupuese sulmojnë Jenin dhe rrethojnë një shtëpi në lagjen Jabriyat. Rrugës për atje do t’ju sjell lajme sapo të bëhet e qartë fotografia.”

Al-Quds, gazetë me seli në Katar, fajësoi Izraelin për këtë rast.

Ushtria izraelite tha se forcat e saj ishin cak i sulmeve me armë zjarri dhe eksplozivë teksa po kryenin një operacion në Jenin, dhe më pas ata kthyen zjarrin. Ushtria tha se po “heton ngjarjen dhe po shikon për mundësinë që gazetarët të jenë qëlluar nga sulmues palestinezë”.

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Yair Lapid, tha se vdekja e gazetares është një lajm i trishtuar dhe shtoi se i ka propozuar Autoritetit Palestinez që të kryejnë një hetim patologjik për vdekjen e gazetares.

“Gazetarët duhet të mbrohen në zonat e konfliktit dhe që të gjithë ne kemi përgjegjësi që ta kuptojmë të vërtetën”, shkroi ai në Twitter.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts