Vritet në Afganistan një fotograf i Reuters

Një fotograf indian, Danish Siddiqui, fitues i disa çmimeve, i cili ka punuar për agjencinë e lajmeve Reuters, është vrarë në provincën jugore të Afganistanit, Kandahar, njoftuan sot zyrtarët.

“Siddiqui po mbulonte përplasjet midis talebanëve dhe forcave të sigurisë në rrethin Spin Boldak të provincës, kur u qëllua për vdekje, ndoshta nga një snajper”, tha zëdhënësi i krahinës, Bahir Ahmadi.

Sipas Ahmadi-t, Siddiqui i kishte kaluar dy javët e fundit në Kandahar, duke mbuluar situatën në krahinë.

Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme afgane, Tariq Arian, gjithashtu konfirmoi vdekjen e fotografit indian, por nuk dha detaje të tjera.

Danish Siddiqui është fotografi i dytë ndërkombëtar që vritet në konfliktin e përgjakshëm afgan, pas vrasjes së një fotografi amerikan në provincën jugore të Afganistanit, Helmand, në 2016.

Sipas një raporti nga agjencia e lajmeve Reuters, Siddiqui kishte punuar duke mbuluar konfliktet në Afganistan, Irak, krizën e refugjatëve në Rohingya, protestat e Hong Kongut dhe tërmetet në Nepal që nga viti 2010.

Siddiqui ishte pjesë e një ekipi të Reuters që fitoi çmimin Pulitzer 2018 për fotografinë e tyre që mbulonte krizën e refugjatëve Rohingya.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *