Vritet në Ukrainë operatori i Fox News

17:17 15/03/2022

Operatori i Fox News, Pierre Zakrzewski, është vrarë ndërkohë që raportonte jashtë Kievit.

Drejtoresha Ekzekutive e Fox News, Suzanne Scott ka thënë se Zakrzewski dhe kolegu i tij, Benjamin Hall, u plagosën pasi mjeti i tyre u bllokua nga një breshëri plumbash në Horenka, rreth 20 kilometra në veriperëndim të kryeqytetit.

“Pierre ishte fotograf lufte dhe ka mbuluar pothuajse çdo histori ndërkombëtare për Fox Neës nga Iraku në Afganistan dhe Siri. Pasioni dhe talenti i tij është i pakrahasueshëm”, tha ajo.

Në lidhje me incidentin është duke marrë trajtim në spital një korrespondent britanik. Më herët një regjisor amerikan, Brent Renaud humbi jetën në Ukrainë./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.