Vritet një tjetër gazetar në Oaxaca të Meksikës, i dyti që prej fillimit të vitit

Një tjetër gazetar është vrarë sot në shtetin jugor meksikan të Oaxaca. Lajmi është bërë i ditur nga Reporterët pa Kufij dhe disa organizata lokale joqeveritare.

Mësohet se Gustavo Sanchez u vra nga persona të panjohur, të cilët qëlluan me armë zjarri teksa lëviznin me një motor. Kujtojmë se Sanchez është gazetari i dytë i vrarë në Meksikë që nga fillimi i vitit.

Meksika konsiderohet si një nga vendet më të rrezikshme në botë për gazetarët, pasi numëron rreth 100 të vrarë nga viti 2000.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *