Vritet një udhëheqës i grupit islamik

16:00 16/09/2021

Presidenti Emmanuel Macron njoftoi neutralizimin e ekstremistit

Presidenti Emmanuel Macron ka njoftuar se trupat franceze kanë neutralizuar udhëheqësin e grupit ekstremist Shteti Islamik në Sahara.

Ky është një tjetër sukses i madh në luftën tonë kundër grupeve terroriste në Sahel“, tha  Macron përmes një postimi në rrejtin social Twitter.

Presidenti francez nuk dha vendndodhjen ose detaje të tjera të operacionit.

Adnan Abou Walid al-Sahrawi u vra nga forcat franceze pasi ai ishte përgjegjës për një sulm të vitit 2017 që la të vrarë katër ushtarakë amerikanë dhe katër pjesëtarë të ushtrisë së Nigerit.

Në gusht të vitit 2020, Sahrawi urdhëroi vrasjen e gjashtë punonjësve humanitarë francezë dhe shoferit të tyre nigerian.

Franca mban në rajonin e Sahelit rreth 5 mijë trupa që luftojnë grupet terroriste. Ata janë vendosur atje që kur ndodhi një grusht shteti në Mali më 2012, që nxiti kryengritjen islamike në veri.

Veriu i Malit ra nën kontrollin e xhihadistëve në vitin 2012 derisa ata u dëbuan nga qytetet nga ndërhyrja ushtarake e Francës në 2013.

Por Mali, një komb i varfër dhe pa dalje në det, i cili strehon të paktën 20 grupe etnike, vazhdon të luftojë sulmet xhihadiste.

Në qershor, Macron njoftoi se operacioni do të zvogëlohej me 2,000 nga 5,000 trupat që do të tërhiqeshin në fillim të vitit të ardhshëm.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *