
15:34 19/02/2022
Vijojnë bombardimet me artileri të rëndë
Rebelët pro-rusë kanë vrarë një ushtar të Ukrainës në lindje të vendit. Lajmin e bëri vetë të ditur ushtria ukrainase e cila tha se ushtari mori plagë vdekjeprurëse si rezultat i një sulmi me granta.
Më tej ushtria ukrainase ka shkruar në faqen e saj në rrjetin social Facebook se ka regjistruar 19 shkelje të armëpushimit nga separatistët pro-rus që në fillim të ditës së shtunë.
Përgjatë 24 orëshit të kaluar rastet e shkeljes së armëpushimit ishin 66. Rebelët pro-rus kanë hapur zjarr në më shumë se 20 vendbanime, duke përdorur artileri të rëndë. Diçka e tillë është e ndaluar nga marrëveshja e Minskut.
Ndërkohë udhëheqësit separatist në Ukrainën Lindore kanë shpallur ditën e sotme mobilizim të plotë ushtarak.
Edhe monitoruesit ndërkombëtarë raportojnë një rritje dramatike të sulmeve përgjatë vijës që ndan forcat rebele dhe ato qeveritare. Vendet perëndimore kanë akuzuar Rusinë se po përpiqet të organizojë një krizë të rreme në rajonet lindore si një pretekst për të pushtuar Ukrainë.
SHBA kanë vlerësuar se Rusia ka mbledhur 169-190 mijë trupa ushtarak pranë kufijve me Ukrainën, një shifër kjo që përfshin rebelët pro-rus në Donetsk dhe Luhansk.
Tv Klan
Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al