Vrojtimi i Bankës së Shqipërisë: Pjesa më e madhe e familjeve shqiptare të ardhura minimale, marrin hua për të mbuluar nevojat për konsum

vrojtimi i bankes se shqiperise pjesa me e madhe e familjeve shqiptare te ardhura minimale marrin hua per te mbuluar nevojat per konsum
vrojtimi i bankes se shqiperise pjesa me e madhe e familjeve shqiptare te ardhura minimale marrin hua per te mbuluar nevojat per konsum

Një vrojtim i Bankës së Shqipërisë mbi gjendjen financiare dhe huamarrjen e familjeve në Shqipëri për gjashtëmujorin e parë të vitit 2023 raporton se gjysma e familjeve shqiptare kanë të ardhura mujore më pas se 100 mijë lekë. Sipas anketës kjo peshë ka rënë me 2 pikë përqindje krahasuar me gjashtëmujorin e kaluar dhe me 7 pikë përqindje krahasuar me një vit më parë.

“Gjatë 6-mujorit në analizë, pjesa më e madhe e familjeve (rreth 45%) vijojnë të deklarojnë të ardhura mujore në nivelin ‘17-50 mijë lekë’. Nga ana tjetër, struktura e shpërndarjes së familjeve sipas nivelit të të ardhurave mujore, duket se ka vijuar të zhvendoset drejt niveleve më të larta si ‘50-100 mijë’ (34% të familjeve) dhe ‘100-200 mijë (12% e familjeve)”.

Gjithashtu më shumë se gjysma e familjeve shqiptare rreth 55 % Sipas Bankës së Shqipërisë, nuk kanë asnjë pasuri financiare në formën e depozitave, llogarive bankare apo investimeve në asete të tjera.

“Nga përgjigjet e dhëna lidhur me zotërimin e pasurive financiare nga familjet, rezulton se për periudhën e vrojtuar, 55% e totalit të kampionit (familje huamarrëse dhe johuamarrëse) dhe 75% e grupit të familjeve huamarrëse, “nuk zotërojnë asnjë lloj pasurie financiare”. Të dyja këto pesha janë rritur krahasuar me gjashtëmujorin e kaluar dhe krahasuar me një vit më pare”.

Numri i familjeve që deklarojnë se kanë një ose më shumë hua për të paguar në momentin e intervistimit, pavarësisht llojit, burimit apo vlerës së kësaj huaje, ka rezultuar në 256 familje ose rreth 24% e të përgjigjurve. Kjo peshë ka rezultuar në rënie me 1 pikë përqindje krahasuar me gjashtëmujorin e kaluar, duke vijuar të mbetet nën mesataren historike të vrojtimit prej rreth 27%.Peshën kryesore të qëllimit të huamarrjes mbetet për konsum në 37% të rasteve më pas për blerjen/riparimin e një prone” në 17% të rasteve dhe për “zhvillim biznesi” në 15% të rasteve.

Vrojtimi i Bankës së Shqipërisë është kryer mbi kampionin rastësor prej 1203 familjesh të shpërndara në të gjithë vendin, ku rreth 88% e tyre ose 1055 familje kanë marrë pjesë në procesin e intervistimit duke iu përgjigjur pyetësorit.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts