Vuan dënimin në Shqipëri për korrupsion, mediat greke: Fredi Beleri do kandidojë për eurodeputet me partinë e Mitsotakis

vuan denimin ne shqiperi per korrupsion mediat greke fredi beleri do kandidoje per eurodeputet me partine e mitsotakis
vuan denimin ne shqiperi per korrupsion mediat greke fredi beleri do kandidoje per eurodeputet me partine e mitsotakis

Kryebashkiaku i Himarës Fredi Beleri do të kandidojë për eurodeputet për partinë “Demokracia e re” me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis. Kështu shkruan gazeta greke “Kathimerini”.

Mediat helene shkruajnë se Beleri do të jetë kandidat në listën që pritet të publikohet pasditen e kësaj të hëne, 15 prill, nga partia e kryeministrit grek.

Ekathemerini raporton se deri në mëngjesin e kësaj të hëne janë caktuar 41 nga 42 kandidatët e “Demokracisë së Re”, ku e vetmja çështje pezull është konfirmimi për futjen në listë të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës.

Beleri u arrestua në ambientet e një lokali në Himarë, dy ditë përpara zgjedhjeve lokale të 14 majit. Ai së bashku me bashkëpunëtorin e tij në fushatë elektorale Pandeli Kokaveshi janë dënuar nga Shkalla e Parë e GJKKO-së për veprën penale të shit-blerjes së votave.

Beleri nuk e ka marrë dot detyrën, pasi autoritetet gjyqësore nuk ia kanë mundësuar dhënien e lejes së posaçme për ta kryer betimin.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts