Vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë, ndahet nga jeta “Tarzani i jetës reale”

Ka ndërruar jetë Ho Van Lang, personi i cili u rrit në xhungël. 52-vjeçari, njihej si “Tarzani i jetës reale”. Ai ka ndërruar jetë nga kanceri në mëlçi, shkruajnë mediat e huaja.

Ho Van Lang jetoi në xhungël me babain e tij për 40 vite. Ata ishin larguar nga Amerika në kohën kur ishin bombardimet me Vietnamin. Babai i 52-vjeçarit kishte treguar se kishte ikur nga Amerika pas bombardimeve, ku humbi jetën gruaja e tij dhe dy fëmijët e tjerë.

Ata nuk patën kontakt me asnjë qenie njerëzore tjetër ose botën moderne për katër dekada, shkruan “The Sun”.

Miqtë e 52-vjeçarit shprehen se jeta “moderne” ndikoi në jetën e tij. Ho Van Lang 8 vitet e fundit i kaloi në botën “moderne”.

Eksploruesi Alvaro Cerezo tha: “Unë jam shumë i trishtuar ta shoh atë të largohet, por për mua, vdekja e tij është gjithashtu një çlirim sepse e di që ai vuante muajt e fundit”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *