Vuçiç bën deklaratën: Vazhdimi i dialogut çështje ditësh, dëshirojmë kompromis me Kosovën

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët e vendit të tij, i është përgjigjur pyetjeve në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi. Presidenti tha se Serbia nuk është pro këtij konflikti, i cili mund të transmetohet edhe në brezat pasardhës.

“Dialogu do të vazhdojë në një periudhë shumë të shkurtër kohe. Është çështje ditësh. Serbia do t’i përgjigjet ftesës dhe do të jetë e gatshme për të diskutuar një zgjidhje kompromisi, por jo poshtërimi”, tha Vuçiç në fjalimin e tij drejtuar kombit.

I pari i shtetit serb gjithashtu shprehu gatishmërinë për të paraqitur një raport në Parlamentin e Serbisë mbi dialogun me Kosovën para ose pas vazhdimit të tij në Bruksel.

“Ideja jonë është … Tregoni (shqiptarëve) ku mendoni se ka varre, ne do ta gërmojmë atë vend. Të njëjtën gjë po e kërkojmë edhe nga ata”, shtoi Vuçiç.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *