“Vuçiç e ftoi Ramën në Novisad kur e pa që nuk hapen negociatat”, Kurti: ‘Ballkanin e Hapur’ e udhëheq Serbia

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti konfirmoi sot qëdrimin kundër Ballkanit të Hapur duke e konsideruar një proces që e udhëheq Serbia. 

Sipas tij, Presidenti Aleksandër Vuçiç ftoi Ramën dhe kryeministrin maqedonas në Novisad kur e pa se BE-ja nuk do të niste negociatat e anëtarësimit me dy vendet e Ballkanit. 

Peka: Ju mendoni se do të dështojë Ballkani i Hapur, ndërsa Rama është i sigurtë që ju do ti bashkoheni. A keni një përgjigje për të. Madje zëra mediatikë të Ramës, kanë filluar të flasin se pas 1 apo 2 muajsh ju dorëzoheni dhe i bashkoheni Ballkanit të Hapur. A ka Albin Kurti një përgjigje të prerë që nesër të mos themi ndryshoi qëndrim.

Kurti: Nuk ka gjë prej një ngrehine në të cilën Serbia nuk pranon as dokumentet e Kosovës e jo më Kosovën. Nëse Ballkani na u dashka të jetë i hapur, le të hapet Serbia për Kosovën. Nëse shkon me letërnjoftim të Kosovës në Serbi, në kufi i thithin të dhënat biometrike dhe të japin një letër, ku shkruan se e ke humbur kartën e identitetit të Serbisë nga viti 1999. Dhe ti mund të mos jesh i lindur nga vitin 1999. Nëse ulesh në aeroportin e Prishtinës, Adem Jashari dhe dëshiron të shkosh në Preshevë, nuk të lejohet. Duhet të shkosh ose në Maqedoninë e veriut, ose në Mal të Zi, sepse ata e konsiderojnë se është hyrje ilegale në territorin e Serbisë. Çfarë Ballkani i Hapur është ky. Aty janë 4 marrëveshje gjithsej. Vetëm në takimin e 8 mes dy qeverive ne nënshkruam 19 marrëveshje bashkëpunimi, memorandume, e protokolle që është gati pesëfishi i atyre.

Peka: Daniel Server ka thënë se Ballkani i Hapur është lëshimi i fundit i SHBA-të janë të gatshëm të bëjnë ndaj Serbisë. Albin Kurti si kryeministër i Kosovës, rezistuesi i fundit për të firmosur një marrëveshje të mirë për Kosovën, aq sa mundet, më i gatshëm do të ishte të shikonte korrektimin e kufijve apo Ballkanin e Hapur, pasi siç thotë analisti Server ky është lëshimi i fundit për Serbinë.

Kurti: Nuk mendoj se duhet të zgjedhim mes dy të këqijave. Shpeshherë në politikë më kanë thënë a do shkëmbim territorial apo ‘Zajdenicën’. A ta thyejmë këmbën, apo dorën? Mos të thyejmë asnjërën. Pse ne shqiptarët që jemi tkurrur historikisht, tani nuk e popullojmë as gjysmën e territorit që e kemi populluar para 1 shekulli, pse na u dashka që të zgjedhim të keqen më të vogël. Sepse pansllavizmi po merr prap hov, sepse Kremlini do të zgjerohet e ne duhet të zgjedhim, a të na thyejnë këmbën, apo dorën. Unë them të bashkëpunojmë sa më shumë me njëri-tjetrin që të mos dëme siç i kemi pësuar historikisht.

Peka: Z. kryeministër në Shqipëri, ky është një debat i madhe dhe fatkeqësisht është një shqetësim i madh dhe ka dhe prej atyre zërave që shumë shqiptarë që thonë, jo shumicë por shumë që thonë që ‘Ballkani i Hapur’ është një gjë e mirë për ne, mbase nuk është për Kosovën por do e bëjmë. Pyetja ime për ju është: Me analizën tuaj ‘Ballkani i Hapur’ mund të mos jetë i mirë për Kosovën, po për Shqipërinë është i dobishëm?

Kurti: Çdo gjë që nuk është e mirë për Kosovën nuk është e mirë as për Shqipërinë , ç’ka nuk është e mirë për Shqipërinë nuk është e mirë as për Kosovën.

Ne jemi dy shtete por jemi një komb dhe duhet të rrisim bashkëpunimin dhe ndjeshmërinë për njëri-tjetrin. Në ‘Procesin e Berlinit’ udhëheq Gjermania, në ‘Ballkanin e Hapur’ udhëheq Serbia, unë besoj se procesi i Berlinit nën udhëheqjen e kancelarit Scholts është rruga e duhur drejt integrimit europian. Nuk është shpejt por nuk ka rrugë më të mirë dhe mos harroni që Serbia dëshiron që faktorët perëndimorë të mos jenë në një vijë. Serbia dëshiron që as Gjermania të mos pajtohet me Francën dhe as Brukseli më Uashingtonin. Ndërkohë që interesi i shqiptarëve është raporti i mirë trans-atlantik, ne kemi interes sinkronizimin e dyfishtë, sinkronizimin Paris-Berlin dhe Bruksel-Uashington.

Serbia njësoj si Kremlini dëshiron që faktorët perëndimorë të jenë të përçarë. Është gabim që ne shqiptarët provojmë si Serbia të luajmë me dallimet mes faktorëve perëndimorë. Jo! Neve na intereson ajo çfarë është e përbashkët ndërmjet Berlinit-Brukseli-Parisit-Uashingtonit dhe Londrës. E përbashkëta e tyre është perëndimi demokratik dhe ky është interesi i shqiptarëve në dallim nga Beogradi dhe Moska që dëshirojnë të luajnë në dallimet mes tyre për t’i rritur ato dhe për të rënë edhe Nato-ja edhe Bashkimi Europian.

Peka: Por, që fatkeqësisht, që fatkeqësisht, këtyre dallimeve i është bashkuar edhe kryeministri shqiptar. Ju po shikoheni gjerësisht si lojtari kryesor sot në Ballkan i kancelarit të ri gjerman. Vizitën e parë e bëri në Kosovë, keni fituar besimin e tyre dhe po e trajtoni si aleatë strategjik. Ndërkohë që SHBA-të nëpërmjet Escobar kanë thënë që nuk janë kundër Ballkanit të Hapur vetëm si proces ekonomik dhe jo proces politik. Z. Kurti nëse ju duhet të zgjidhni mes Gjermanisë për ‘Procesin e Berlinit’ dhe tolerancës amerikane për ‘Ballkanin e Hapur’ çfarë do bëjë Albin Kurti?

Kurti: Unë gjithmonë investoj dhe angazhohem për atë që Berlini dhe Uashingtoni kanë të përbashkëta dhe mos harroni se edhe z. Escobar ka deklaruar se Ballkani i Hapur nuk mund të ketë sukses nëse nuk janë të gjashtë shtetet. Aty tani janë tre shtete dhe janë dy vëzhguese. Kosova nuk është. Më së shumti Ballkanin e Hapur e mbështet Serbia dhe më së shumti e kundërshton Kosova, të tjerët janë mes këtyre dy pozicioneve. Mos harrojmë si ka nisur Ballkani i Hapur! Ka nisur në tetorin e vitit 2019 kur ‘Vetëvendosja’ i fitoi zgjedhjet për herë të parë dhe Beogradi u alarmua shumë. Së dyti kur u pa që Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut nuk do t’i çelen negociatat për anëtarësim dhe së treti si rezultat presidenti i Serbisë e ftoi dhe kryeministrin e Shqipërisë edhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut dhe ju tha ‘ejani tek unë në Novisad se nuk ju do Europa ju. Unë ju dua’. Në njëfarë mënyre ky nuk është procesi i Novisad. Pra unë nuk kam për ‘Procesin e Novisadit’ unë jam për ‘Procesin e Berlinit’, ajo ka filluar atje në Novisad dhe synimi është të krijohen nisma rajonale si në shekullin 20 kur dominon Serbia. Serbia për tu kualifikuar që të bashkëpunojë me Kosovën, Shqipërinë , do të duhet të ndërrojë raportin që ka së pari me Kosovën. Ato mohojnë gjenocidin që kanë kryer në Kosovë dhe le më pastaj edhe thonë se nuk do ta njohim pavarësinë e Kosovës.

Peka: Ata nuk pritën ta ndryshojë në këtë gjë dhe fatkeqësisht edhe për shkak të angazhimit të kryeministrit shqiptar për ‘Ballkanin e Hapur’ dhe refuzimit me të drejtë të Kosovës, Kosova dhe jo Serbia, po profilizohet sot si protestuese e bashkimeve rajonale si shtet që pengon marrëveshje dhe jo si bashkëpunuese. Ndërkohë që Serbia, e cila ka bërë një gjenocid që nuk po ju kujtohet më, po kthehet në faktorin kryesor në rajon, nga faktori ndërkombëtar. Kam idenë që …zyrtarët serb e kanë shumë më të lehtë të takohen në Uashington më zyrtarët amerikanë se sa zyrtarët e Kosovës. Pse kjo dhe sa e rrezikshme është?!

Kurti: Në njërën anë ata kanë fuqi të madhe lobuese. E kanë pasur gjithmonë . E dyta ka ndodhur një rehabilitim i presidentit të Serbisë nga pararendësit e mi. Dhe e treta, po ashtu e rëndësishme është se lufta ruse në Ukrainë pra invazioni dhe agresioni rus në Ukrainë ka bërë që të përmirësohet imazhi i shqiptarëve por me kushtin që edhe shqiptarët të jenë konsistent. Unë besoj që kurrë nuk kemi pasur Shqipëria dhe Kosova rejtingun më të lartë në Perëndim se tani. Mua asnjë prej këtyre krerëve të diplomacisë botërore dhe krerëve politik në perëndim nuk më ka thënë që Serbia është më konstruktive se ne. Por në këtë ‘mahallën ballkanike’ bëhet një zhurmë e tillë por nuk do të thotë kjo duhet të trembë asnjeri.

Dhe e fundit që desha të them për këtë iniciativë është se diçka personale, as si përcaktim i imi politik, as si ndjeshmëri e imja kulturore, unë nuk besoj në vetëmjaftueshmërinë e Ballkanit. Ka pasur shumë projekte të tilla gjatë shekullit njëzet. Më i famshmi është ai i Gjergj Dimitrovit, bullgarit. Por një federatë a konfederatë ballkanike, unë nuk besoj te ato. Unë besoj se Bashkimi Europian është fati dhe destinacioni ynë dhe se Europa është kontinenti ynë. Nëse do të ndjehesha i vetëmjaftueshëm do të ndjehesha i vetëmjaftueshëm si komb shqiptar. Por natyrisht asnjë komb nuk është i vetëmjaftueshëm dhe po dola nga kombi shqiptar nuk kam pse ndalem në Ballkan. Nëse dal nga Kombi shqiptar po shkoj në Romë në Berlin në Paris në Tokio, nuk kam pse ndalem në Ballkan. Prandaj kjo vetëmjaftueshmëria kulturore historike e Ballkanit nuk është diçka që unë e pranoj as personalisht. 3

Peka: Z, Kurti po të kishte dhe Shqipëria një kryeministër që mendon si ju për ‘Ballkanin e Hapur’ , shqiptarët a do të ishin më të favorizuar sot në Europë??

Kurti: Besoj që Shqipëria, Kosova, janë boshti në Ballkan që në njërin krah kanë së pari Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut, gjithashtu në NATO ndërkaq nga aspekti i peshës edhe historike janë Kroacia por edhe Sarajeva zyrtare, por edhe Bullgaria përkatësisht Sofja zyrtare. Kjo e mban Ballkanin paqësor dhe e ndalon edhe hegjemoninë serbe edhe pansllavizmin. Sepse ajo çfarë po ndodh sot është një lloj e ringjalljes ushtarake dhe luftarake e pansllavizmit e kombinuar me një ideologji social-konservatore të skajshme. Ndërsa pas invazionit dhe agresioni në Ukrainë këtë nuk mund ta quaj ndryshe veçse fashizëm rus. Sepse fashizmi nuk është i rezervuar vetëm për Gjermaninë dhe Italinë mes dy luftërave botërore , dhe as për Kilin e para gjysmë shekulli. Por fazhimi mund t’i bjeri çdo pupulli e i ka rënë super-fuqisë së quajtur Rusi.

Peka: Z. Kurti, kritikët tuaj këtu dhe media që përgjithësisht janë kundër jush. Edhe tre opozitat që ua pranojnë faktin që ju artikuloni shumë mirë dhe është e vështirë që në debat t’ju kapin ‘mat’ në kuptimin e mirë të fjalës. Por nuk ju kam ftuar sot si historian por si kryeministër, ata mund ta kenë këtë lloj problemi por pyetja ime është konkrete: Albin Kurti kryeministër i Kosovës prej një viti , Kosovës sërish nuk ju liberalizuan vizat. Megjithatë janë plotësuar të gjitha kriteret, kjo e pranuar edhe nga Bashkimi Europian. A ka një arsye reale tjetër përveç kritereve pasi Europa vetëm këto kohë ka pranuar rreth 1 milionë afganë dhe sirianë dhe argumenti i rrezikut të dyndjes së shqiptarëve të Kosovës nuk qëndron. Shkurt, ju kanë thënë ndonjë arsye tjetër në zyrën tuaj se pse nuk i liberalizojnë vizat?? Është një kusht politik në raport me marrëveshjen me Serbinë?

Kurti: Unë nuk kam marrë asnjë shpjegim… pse deri më sot nuk janë liberalizuar vizat kur dihet se deri më sot i kemi plotësuar 95 kritere më shumë se dyfishin e kritereve që kishin Shqipëria, Mali i Zi, Serbia dhe Maqedonia e Veriut dhe tani në korrik bëhen 4 vjet që komisioni Europian për herë të dytë ka thënë që duhet të liberalizohen vizat e Kosovës. Por nuk ka arsye, kur s’ka arsye nuk ka shpjegim. Unë më shumë mendoj se ka të bëjë me një imazh të kaluar të Kosovës që nuk ka qenë i mirë, me raportet e progresit për korrupsionin dhe krimin, por tash jemi përmirësuar shumë. Por në të njëjtën kohë ka edhe elementë irracionale të shteteve të veçanta në BE që tremben për bindjen time pa arsye.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.