Vuçiç kundërshton vendimin e gjykatës së Kosovës për dënimin e Todosijeviçit: Ai tha të vërtetën për Reçakun, i bëj thirrje BE…

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka reaguar mbi vendimin e Gjykatës së Apelit në Kosovë, e cila ka konfirmuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, sipas të cilit deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Lista Serbe, Ivan Todosijeviçit, ishte dënuar me dy vjet burgim në nën akuzat për nxitje të urrejtjes, përçarjes ose mosdurimit kombëtar, racor, fetar apo etnik.

Presidenti serb tha se deklarimet e Todosijeviçit kanë qenë të vërteta mbi Reçakun.

“Një serb nga veriu i Kosovës, Ivan Todosijeviçit, u dënua me dy vjet burg me një vendim përfundimtar vetëm sepse tha të vërtetën. E vërteta për Raçakun, e vërteta për gjithçka që i ndodhi popullit serb”, thotë Vuçiç në videon e postuar në profilin e tij në Instagram.

“Është shkelur rëndë dhe brutalisht e drejta e drejta për shprehje të lirë dhe për një gjykim të drejtë, të cilin e nënshkruam me shqiptarët dhe BE -në në Bruksel. Unë i bëj thirrje evropianëve, Bashkimit Evropian, të ftojnë shqiptarët në Prishtinë dhe t’u thonë atyre se ata duhet t’i përmbahen asaj që kanë nënshkruar dhe pranuar”, vuri në dukje Vuçiç.

Më 5 dhjetor 2019, Gjykata e Prishtinës i kishte shqiptuar dënimin me dy vjet burg efektiv ish-ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, Ivan Todosijeviq, për një deklaratë të dhënë vitin 2018, me të cilën e quante trillim masakrën e Reçakut të 15 janarit 1999, ku forcat serbe vranë 45 civilë shqiptarë.

Të njëjtin dënim, dje Gjykata e Apelit në Prishtinë ia vërtetoi, dy vite burgim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *