Vuçiç: Më vjen keq që Shkupi dhe Tirana nuk morën datë për fillimin e bisedimeve. Më 29 qershor videokonferencë me Ramën dhe Zaev






Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, deklaroi sot se ndjen keqardhje që BE-ja nuk i dha date Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për fillim të negociatave dhe se nuk është e drejtë ndaj atyre vendeve dhe qytetarëve të tyre, raporton Blic.rs.

vucic

Konsideroj se nuk është e drejtë edhe ndaj Tiranës edhe ndaj Shkupit, si dhe ndaj qytetarëve dhe njerëzve që i udhëheqin ato vende. Ata kanë mik të sinqertë tek Serbia dhe do ta përmirësojmë bashkëpunimin me to dhe dëshiroj të kumtoj se do të kemi video konferencë të rëndësishme më datën 29 qershor me kryeministrat Zoran Zaev dhe Edi Rama”, tha Vuçiç.

Ai shtoi se bashkëpunimi me këto vende do të rritet dhe se në suaza të iniciativës rajonale, të cilët disa e quajnë Mini Shgengen, do të vazhdojë t’i përmirësojë marrëdhëniet.

Vuçiç tha se sistemi i lejeve të punës është me rëndësi të madhe dhe se ata të cilët morën leje në territorin e një vendi do të kenë leje për secilin vend, që është me rëndësi të madhe për përshpejtimin e qarkullimit të njerëzve në rajon dhe sigurojnë sa më shumë fuqi punëtore për Serbinë.

Qytetarëve të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë u dëshiroj gjithë të mirat dhe jam i sigurt se edhe ata, si ne, do ta vazhdojnë rrugën e tyre evropiane, por ne e kuptojmë mirë porosinë se duhet të ndërtojmë marrëdhënie më të afërta dhe të bëhemi më të fuqishëm dhe të mos presim asgjë nga askush por ne besojmë në vete dhe i shtyjmë vendet tona përpara”, theksoi Vuçiç.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *