Vuçiç: Nuk është befasi, ka një pakt mes Kosovës dhe Kroacisë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç deklaroi se Kosova dhe Kroacia kanë një pakt mes njëra-tjetrës.

B92 shkruan se sipas Vuçiç ky pakt, është i dukshëm, ndërkohë që akuzoi Kosovën se dëshiron të shkaktojë tensione.

“Çfarëdo që të bëjmë, më thonë që po mashtroj dhe se po bëj gjithçka kundër tyre. Sa i përket Prishtinës e Zagrebit, është një pakt krejtësisht i dukshëm, nga mediat, deri te ai financiar dhe i sigurisë. Nuk është ndonjë befasi. Ka njerëz që mendojnë se vetëm një Serbi inekzistente është Serbi e mirë. Nuk ekziston për ta një Serbi që është mjaftueshëm e vogël. Dhe ata mendojnë se të gjithë paraardhësit e mi kanë qenë më të mirë. Unë do të isha një lider i madh botëror nëse do ta lija Serbinë të shkelte dhe vendi ynë të shembet. Por nuk do ta bëj. Prandaj ju shihni nervozizëm tek ata, veçanërisht sepse ne i kapim ata për sa i përket PBB-së. Ju kujtohet që ata akuzuan së fundmi. me rrahjen e te burgosurve ne Petrinje dhe asnjëherë ne jetën time nuk kam qene aty, sulmet e reja ne media do te nisin se shpejt”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *