“Vuçiç po bën punën e tij, kërkon aneksimin e veriun”, tensionet në Kosovë, Bido: Përfiton nga dy detaje, problemi qëndron tek…

vucic po ben punen e tij kerkon aneksimin e veriun tensionet ne kosove bido perfiton nga dy detaje problemi qendron tek
bido

Çfarë ka ndodhur në veriun e Kosovës dhe kush është përgjegjës për situatën e tensionuar të ditëve të fundit? Është kjo pyetja e cila u shtrua në emisionin “Open” në Neës24, teksa sipas Ardit Bidos, Drejtor i Përgjithshëm i Arkivave të Shtetit dhe Profesor i asociuar në Marrëdhëniet Ndërkombëtare, faji është i të gjithë elitës së politikës, të tanishme dhe të mëparshme.

Sipas tij Vuçiç është dukë “punën e tij, kërkon të aneksojë veriun e Kosovës”, dhe përfiton nga situatat aktuale globale dhe “një mefshtësie që BE e ka për shkak të burokracive të vet, që përkëdhelet e keqja me qëllimin për t’u zbutur”.

Bido u shpreh se një ndër problemet është se Kosova nuk ka kontroll mbi popullsinë serbe në veri të vendit. Ai tha se faji është i një mentaliteti të pakicës, “që elita politike e Kosovës e ka treguar prej ditës së pavarësisë deri sot”.

“Vuçiçi është duke bërë punën e vet, po anekson veriun e Kosovës, po t’i thonë merr gjithë Kosovën do ia mbathë me vrap sepse nuk e do, nuk do të kthehet Prishtina në Serbi… do veriun e Kosovës.

Përfiton nga situatat aktuale globale dhe një mefshtësie që BE e ka për shkak të burokracive të vet, që përkëdhelet e keqja me qëllimin për t’u zbutur. Përfiton nga kjo gjë. Thonë këto të dyja, problemin duhet ta shohim tek vetja, çfarë po bëjmë që i japim mundësinë Vuçiçit të dalë atje ku do.

Janë elita politike të cilat veprojnë në një mënyrë të caktuar duke përdorur popullsinë, sikurse  e bëjnë dhe elitat shqipe me shqiptarët, ashtu e bëjnë dhe elitat serbe me serbët.

Për mua veriu i Kosovës me përjashtim të marrëveshjes së Brukselit që u garantua që komunat serbe duhej të ishin nën veprimin e kushtetutës së Kosovës, në të gjitha momentet e tjera ka hapa pas, sepse Kosova nuk është në luftë. Nuk ka kontroll mbi njerëzit Kosova në atë territor dhe në situata paqeje nuk flitet për rezultate negociatash mbi territore, siç është në rastin e Ukrainës me Rusinë. Në situata paqeje ndikon shumë se ku janë njerëzit. Sot në ndryshim nga dje komunat  nuk ekzistojnë më, kur kryetarët e tyre nuk janë nën flamurin formal të Kosovës.

Faji për mua është i një mentaliteti të pakicës që elita politike e Kosovës e ka treguar prej ditës së pavarësisë deri sot. Kosova është shteti i vetëm në Ballkan ku kandidatë dhe fitues në komuna të pakicave nuk janë as të partive shumicë të shqiptarëve… është rasti i vetëm në Ballkan që jo vetëm parti të shumicës nuk kontrollojnë komuna të pakicës, ndaj boshnjakëve ka bërë gjenocid Serbia, kryetari i Novi Pazar është i partisë aleate i Vuçiçit, dhe ky fenomen është kudo në Ballkan, përveç Kosovës. Këtu dal te problemi thelbësor i mentaitetti të pakicës, ku shqiptarët, elita politike, ia ka dalë me sukses të dështojë në çfarëdolloj tentative integrimi real të serbëve në Kosovë që do ishte në të mirën e vet.

E para ka pasur në Kosovë një elite serbe që ishte pro Kosovës që nuk iu plotësua kërkesat e saj në mënyrë të vazhdueshme. Kur ata kërkuan që të miratohej ndryshimi kushtetuese që ushtria e Kosovës të themeloj me kushtin që për një palë zgjedhje më shumë të kërkoheshin deputetë jashtë 10-shes së Serbisë, iu mohua, dhe u bë aleancë me Listën Serbe.

Sa herë ka zgjedhje lokale në Kosovë, në komuna multietnike, partitë shqiptare në vend të mbështesin kandidatë të partive jo të Vuçiçit, nxjerrin kandidatë të tyre”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts